Agjencia për të Rini dhe Sport do të ketë përfaqësues të saj në Festivalin e nëntë botëror të të rinjve dhe studentëve, i cili nga 22 tetor do të mbahet në Moskë. Në festivalin në Moskë, siç informojnë nga ARS, do të prezantohen idetë dhe drejtimet e punës së Agjencisë kushtuar të rinjve dhe politikës së të rinjve, duke u nisur nga parimet e “Strategjisë kombëtare të të rinjve 2016-2025”.
Festivali i të rinjve zhvillohet në nivel të resurseve ministrore ndërkombëtare të obliguara për realizim të politikës rinore dhe hap hapësirë për transfer të diturive midis përfaqësuesve nga vende të ndryshme dhe këmbim të përvojave për inkuadrimin e të rinjve në procesit të marrjes së vendimeve dhe arsimi joformal si mënyrë për përforcim të kapaciteteve dhe aftësive tek popullata rinore.