Koçe Gavrilov nga VMRO-DPMNE e akuzoi LSDM-në se ngapak fillon që ti ndalon librat falas dhe arsimimin e kthen në kohën kur ata ishin në qeveri, kur prindërit endeshin nëpër biblotekat që të blejnë libra komplet për fëmijët e tyre, transmeton Zhurnal.
“Pas ndalimit të vlerësimit ekstern dhe ndalimin e Kembrixh sistemit, LSD vazhdon me dekonstruktivitet në arsimimin. VMRO-DPMNE solli praktikë që secili nxënës në fillim të vitit shkollor të ketë në dispozicion komplet librat falas.Në këtë vit shkollor libra falas nuk do të ketë për të gjitha shkollat fillore.
Mungojnë 34,598 libra. Mungojnë 2,674 libra në shkollën fillore në komunën e Karposhit, 6,446 në Aerodrum, 10,203 në Prilep, 4,067 në Gjevgjeli, 3,489 në Gostivar, 5,880 në Kisella Vodë, 1.004 në Mavrovë dhe Rastushë, 150 në Vasilevë, 160 në Novaci, 485 në Koçan, mungojnë libra pothuajse në të gjitha komunat nëpër shtet, kërkojmë përgjegjësi nga MASH, për këtë lëshim patjetër duhet të ketë përgjigje.