Gadaf Muharemi
Po shoh që Kryeministri i Maqedonis Zoran Zaev në prag të zgjedhjeve lokale po bën fushatë dhe kërkon votat e shqiptarve për partin të cilën e udheheq ai (LSDM) dhe poashtu për partnerin qeverisës të cilin deri para një kohe e quante parti kriminale (BDI).
Dua të ju sjell në kujtesën tuaj se kush është partia e udhëhequr nga Zaevi (LSDM) dhe te bëmat e saj ndaj popullatës shqiptare në Maqedoni.
1. Rasti i Bit Pazarit(Shkup) në vitin 1992 ku shqiptarët u ngritën në protesta për shkak të torturës që shkaktoi në atë kohë Polica ndaj një të mituri shqiptar, por ajo qė ndodhi pastej ishte ende më e tmershme u arestuan 250 shqiptare u bastisën shumë shtepi shqiptare u demuluan lokale shqiptare u vranë 4 shqiptarë dhe 14 të tjerë mebtën me lëndime të rënda, pa asnjë arsyje dhe në fakt edhe sot e kësaj dite nuk dihen arsyjet e vërteta, mbase faj kryesor duhet të ketë qenë të qenurit shqiptar.
2. Rasti i Tetovës(Themelimi i Univerzitetit të Tetovës 1995) edhe në këtë rast patë ndërhyrje brutale nga ana e policiës ku u torturuan rahën burgosën dhe vran shqiptarë vetëm pse kërkoni të edukoheshin në gjuhën shqipe. Abdilselam Emini mbeti i vrarë në këto ngjarje i cili është edhe dëshmor i arsimit shqip në Maqedoni.
3. Rasti i Gostivarit dhe Tetovës viti 1997( Ngritja e flamurit shqiptar në Komunën e Gostivar dhe Tetovës Komuna kto me shumic absolute shqiptare) nė këto ngjareje pati poashtu
torturime të vrarë dhe të plagosur rënd ndër arestimet më të njohura janë arestimi dhe dënimi me burg i Kryetarit të atëhershëm të Komunës së Gostivarit Rufi Osmani dhe Kryetari i Komunës së Tetovës Alejdin Demiri.
4. Helmimet i nxënësve shqiptarë në viti 1996 në këtë rast u helmuan nxënës të shkollave të meseme që ishin me përbërje shqiptare.
Në të gjitha rastet e përmendura LSDM ka udhëhequr me shtetin, prandej Zaev përpara se të kërkoj votën duhet domosdoshmërisht të kërkoj falje në emër të partis së tij për të gjitha të bëmat ndaj shqiptarve dhe të sqaroj se si ka mundësi që BDI për të ishte kriminale e tash kërkon vota për kriminelt, a do të thotë kjo se Zaev i sheh shqiptarët per budallenjë dhe nuk kuptojn asgjë.