Nerezi është vendi i shkupjanëve të vjetër dhe këtu duhet që të ketë një jetë më të mirë dhe më të bukur për të gjithë, theksoi Stefan Bogoev, kandidati i LSDM-së për koalicionin për kryetar komunë në Karposh në takimet me qytetarët e Nerezit.
“Në shekullin e 21-të qytetarët ballafaqohen me probleme elementare. Nuk kanë ujë të pijshëm, kanalizime, ndriçim, nuk ka rrugë të sigurta”, shtoi ai. Përveç zgjidhjeve themelore infrastrukturore, Bogoev përmendi se Nerezi do të ketë edhe një kënd lojrash për fëmijë si dhe Qendër kulturore-edukative të vendosur në mjediset urbane të Nerezi.
“Nerezi është një shembull tipik se si duhet të funksionojë mjedisi multietnik në shkallë lokale. Pa dallim fetar apo kombëtar qytetarët duan të vazhdojnë të jetojnë së bashku, pa probleme dhe etiketa. Sepse të gjithë kemi të njëjtat probleme, të gjithë duam një zhvillim ekonomik lokal dhe të rinjtë të qëndrojnëp npë vendin e tyre”, theksoi ai. Premtoi krijimin e politikave që bashkojnë, mundësojnë zhvillim të multikulturalizmit në Karposh dhe në Shkup dhe uljen e papunësisë tek të rinjtë përmes përkrahjes së biznes ideve dhe hapsjes së start ap qendrave.