Kandidati për kryetar të komunës Qendër nga LSDM, Sasha Bogdanoviq premtoi rikonstruim të rrugëve, gjelbërim dhe kopsht të ri në Maxhir Mëhallë. “Maxhir Mëhalla, një nga lagjet më të vjetra të Shkupit nuk do të lihet pas dore dhe nuk do të harrohet. Pas frenimit nga komuna Aerodrom, tani edhe plani edhe furnizimi janë gati dhe prioritet tashmë në vitin e ardhshëm është rikonstruimi i rrugës “Gjuro Gjakoviq”. Përfundimisht pas 50 viteve, Maxhir Mëhalla do të ketë rrugë të re siç i ngjan. Por nuk ndalemi këtu, do të ndërtojmë rrjet kanalizimi dhe do të rikonstruojmë edhe rrugët “Svetinikolska” dhe “Stevan Cvetkovski”, porositi ai. Bogdanoviq premtoi edhe mbjellje nëpër lagje, vendosje të ulëseve tër eja, shportave për mbeturina, ndërsa Maxhir Mëhalla do të ketë edhe ndriçim bashkëkohor të ri. për më të rinjtë është paraparë ndërtimi i fushës së re bashkëkohore për fëmijë dhe kopshtit për kujdesjen e 150 fëmijëve. “Do të vazhdojmë ta kultivojmë dhe mbështesim traditën e Takimeve të Maxhir mëhallës. Maxhir Mëhalla do të bëhet vend i dëshiruar për jetesë”, tha Bogdanoviq.
Data 12.08.2025
Aktuale
- LIVE/ Pas zaptimit dhe plaçkitjes të News24, hiqet me vinç logo e televizionit jashtë ambienteve të godinës
- Vrasja e Enver Bajraktarit dyshohet se ndodhi për çështje pronësore!
- Plaçkitja dhe bastisja e News24/ Avokati: Veprim antiligjor! Prokuroria e Tiranës të nisë hetimet! Disa funksionarë të shtetit kanë shpërdoruar detyrën
- Vrasja në Tetovë, MPB jep detaje të reja
- Vrasja e papritur e 41-vjeçarit, reagon familjarja e tij: Buzëqeshje që do na mungojë përjetë!
- BIRN: Si ‘përfitimet strategjike’ nga qeveria po rrezikojnë lirinë e medias në Shqipëri
- Zelensky mund të marrë pjesë ende në takimin Trump-Putin, por Evropa është e përjashtuar
- Mickoski: Qeveria po kërkon zgjidhje afatgjate për çmimet e ushqimeve