Në Maqedoni politika është bërë një zanat i lehtë, ku edhe inkuadrohet secili që do në një parti politike. Pastaj, me kontributin që jep, merr pozita të lakmueshme. Rrallë kemi kanditatë të pavarur, për kryetar. Por, kanditatët që përfaqësuan komunat e tyre, viteve të fundit, erdhën nga partitë politike. Nuk u mjaftuan me një mandat, ata konkurojnë sërish. Por, llogaria e punës së tyre ka qenë e padukshme, në ato plan programe, të cilat i harruan, ku edhe i kanë premtuar në fushatën zgjedhore, e nuk mbajnë dertin e përgjegjësisë. Njohësit e rrethanave politike për Almakos thonë se qytetarët janë të vetëdijshëm për zhgënjimet që u janë bërë.
Analisti Isen Saliu thotë se përgjigjen më të mirë në pyetjen se sa është etike të kandidojnë sërish kandidatë që nuk kanë dhënë llogari për katër vitet e kaluara sa ishin kryetarë komunash, atë do ta japin votuesit në ditën e zgjedhjeve.
“Në asnjë vend të Evropës kandidatët e tillë nuk mund të fitojnë mandat të dytë dhe sigurisht që kjo nuk do të ndodhë as në Maqedoni”, deklaroi Saliu, për Almakos.
Sipas tij, votuesit në përgjithësi, po veçanërisht votuesit shqiptarë do të dinë të dënojnë këtë lloj të kandidatëve, të cilët nuk japin llogari para elektoratit.
Nga ana tjetër, gazetari Mefail Ismaili deklaron se aspak nuk është etike, sepse ata i futen garës me një sërë dyshimesh për manipulimet që mund ti kenë bërë me pozicinin e tyre si kryetar i komunës.
“Vetë fakti që ata asnjëherë nuk kanë dhënë llogari para qytetarëve, në media ose në forma të ndryshme, le hapësirë dyshimi, se ata mund të kenë keqpërdorur pozitën e kryetarit të komunës, paratë e qytetarëve në interes të tyre personal, në interes të ndonjë klani të ngusht lokal, por edhe në interes të partisë. Dhe më e keqja është se pas mosllogaridhënies për premtimet e parealizuara të tyre, ata sërisht dalin të kandidojnë me projektet e premtuara të para katër viteve”, pohoi Ismaili, për Almakos.
Sipas Ismailit, një gjë vërehet në këto zgjedhje, se qytetarët tashmë janë të matur dhe do të dënojnë me verdiktin e tyre, politikanët të cilët kanë gënjyer për tu pasuruar në kurriz të popullit. Ndërsa, nga ana tjetër popullatën e kanë varfëruar dhe e kanë detyruar të dalë jashtë vendit, për të siguruar kafshatën e gojës.
Kujtojmë se platformat për zgjedhjet lokale të tetorit, partitë politike po i shpalosin për çdo ditë para qytetarëve, ku të njejtat shihen se nuk ka shumë ndryshime, për dallim nga 4 vitet e kaluara. Pikat kryesore të platfomave në fjalë përsëri mbeten: Kanalizimet, infrastruktura, deponitë e egra, uji i pijshëm, çerdhet, hapsira të gjelbërta dhe shumë kërkesa të tjera, që mundësojnë jetë normale për qytetarët. Ata kandidat që garojnë për mandatin e dytë, në të parin nuk i kanë realizuar. Madje na japin të dyshojmë se kandidatët për kryetarë të komunave po japin edhe premtime që nuk mund të realizohen. Tani po shohim premtime megalomane. Në këtë situatë, ku është Maqedonia, do të duhej që premtimet të jenë reale dhe qytetarët të kenë idenë se çfarë mund të realizohet e çfarë jo nga niveli komunal, duke harrur për një moment përkrahjen që mund të vi nga Qeveria.
/M.I
Almakos.com