Profesioni më i paguar në pesë vitet e fundit në Maqedoni është ai i përmbaruesit. Të gjithë përmbaruesit që e ushtrojnë këtë profesion nga viti 2007, kur dhe hyri në fuqi Ligji për përmbarim e që janë rreth 100 përmbarues, pesë vitet e fundit kanë realizuar të hyra të përgjithshme prej 60 milionë euro, ndërsa kanë përfituar 23 milionë euro.
Listën si përmbarues që kanë realizuar më shumë të hyra për 5 vitet e fundit e kryeson ish-kryetari i Odës së Përmbaruesve të Maqedonisë, Gordan Stankoviq, më të hyra të përgjithshme prej 3 milionë euro apo realizim fitimi prej 1.3 milion euro. Vetëm vitin e kaluar, përmbaruesi Stankoviq nga Shkupi ka realizuar të hyra të përgjithshme në vlerë prej rreth 600.000 euro, derisa ka realizuar fitim prej 267.000 mijë euro. I dyti në listën si përmbarues, i cili në vitin 2016 ka realizuar të hyra të përgjithshme prej rreth 500.000 mijë euro dhe fitim prej 227 mijë euro – është Zoran Petervski nga Shkupi, i cili profesionin e përmbaruesit filloi ta ushtrojë tre vite më parë, ku dhe zgjidhet kryetar i Odës së Përmbaruesve të Maqedonisë dhe i cili muaj më parë ka dhënë dorëheqje si kryetar. Përmbaruesja Snezhana Andrevska nga Shkupi vitin e kaluar ka arritur të realizojë të hyra prej 415.000 euro dhe fitim 47.000 euro. Gordana Xhuteska, përmbaruese nga Struga, gjatë vitit 2016 ka realizuar të hyra 380.000 euro dhe fitim prej 184.000 euro. I pesti në listën e përmbaruesve që ka realizuar të hyra të larta prej 377.700 euro, mirëpo në të njëjtën kohë ka paraqitur shpenzime në vlerë prej 377.500 euro dhe fitim prej 200 euro është Andreja Bunevski nga Shkupi.
Data 01.05.2025
Aktuale
- ‘Godet’ Rozana, zbulon diçka qe Gjestit nuk do t’i pëlqej
- Përfundon spektakli i gjashtë golave, Interi kthehet në Itali me rezultat pozitiv përballë Barcelonës
- Pandov: Banda të burgjeve porositën të më digjet shtëpia, si hakmarrje për luftën që e fillova kundër krimit
- Pa grim dhe me grim, Niomza bën ‘mrekullinë’ me fytyrën e nënës së saj Shyhrete Behlulit
- “Po xhirojmë, po qeshim’, Xhensila dhe Ledri i vënë ‘flakën’ rrjetit
- “Tak Fak” zbulon skandalin/ Iu ndërtoi kasolle derrash mes banesave, vëllezërit: Na e ka bërë jetën skëterrë! Fran Laskaj: Shko në polici…
- Shqipëria nxit inovacionin me investimin për 10 milionë dollarë në Thinking Machines Lab
- Drama në Domen të Kavajës, pacienti me skizofreni i mbyllur në një dhomë prej vitesh, “Tak Fak” apel institucioneve shtetërore për ndërhyrje urgjente