Kryeministri Zoran Zaev, paralajmëroi se përmendorja e parë e projektit “Shkupi 2014” e cila do të dislokohet pas revizionit profesional në Ministrin e kulturës, do të jetë përmendorja e Andon Janev- Qoseto e vendosur para pallatit ë gjykatës, transmeton gazeta LAJM.
Në mitingun e djeshëm në Qendër, Zaev tha se raporti i ekspertëve tani më është gati.
“Nëse LSDM-ja merr qeverisjen e Qyteti të Shkupit, qeverisja qendrore do të bashkëpunojë me lokalen për tu rishikuar të gjitha marrëveshjet e lidhura në kuadër të projektit kontrovers urbanistik”.
“Në mënyrë shumë të hollësishme do të sqarojmë situatën se çfarë është ndërtuar, si është ndërtuar dhe sa është paguar. Komisioni për revizion në ministri do të punojë edhe me komunën për qartësimin e kësaj çështje, ndërsa i gjithë dokumentacioni do të jetë i plotë. Raporti i parë është gati. Qose-n do e largojmë së pari para gjykatës aty ku ndahet drejtësia”, tha Zaev.