Në pres konferencën e sotme, shefi i Shtabit Zgjedhor të BDI-së, Fatmir Besimi, vlerësoi se fushata parazgjedhore në dhjetë ditët e para ka rrjedhur në një frymë të qetë dhe demokratike.
“Vlerësojmë së fushata zgjedhore kryesisht po vijon në frymë demokratike dhe në përputhje me frymën e zgjedhjeve të lira dhe të drejta. Atmosfera në teren është shumë pozitive dhe në përputhje të plotë me rezultatet e anketave të agjencive me renome si IRI dhe NDI, bashkë me anketat tona të brendshme, që na bën të besojmë se qytetarët do të përcaktohen për ofertën më të mirë, me projekte konkrete, duke rrethuar numrin 3”,- deklaroi shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor – BDI, Fatmir Besimi.