Një person i panjohur ka thyer dy dritare të xhamit dhe një derë poashtu xham në shtabin e partisë politike të BDI-së në rrugën Tale Hristov Shkup-Veri, transmeton Express.
Rasti është paraqitur në polici dje rreth orës 15:25. MPB-ja njoftoi se është duke punuar për zbardhjen e rastit dhe se ka ndërmarrë masa për gjetjen e kryerësit të veprës.
Ju rikujtojmë se ditë më parë ishin thyer edhe shtabet e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së