Tre raste të reja me fruth nga e ashtuquajtura deponi Tregu i shumicës janë regjistruar javën e kaluar me çka numri i përgjithshëm është gjashtë persona të hospitalizuar, ndërsa nga muaji i kaluar e deri më tani numri i përgjithshëm i të sëmurëve paraqet 11, deklaroi sot dr. Zharko Karaxhovski nga Instituti për shëndet publik, anëtar i Komisionit për sëmundje ngjitëse pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Theksoi se të gjithë gjashtë personat janë izoluar në Klinikën infektive dhe janë larg mundësisë për bartje të kësaj sëmundje mes popullatës. “Pas njohurisë për të gjitha këto raste, ekipet nga Qendra për Shëndet Publik dhe nga Instituti për Shëndet Publik ishin në terren dhe kryen vaksinim masiv të të gjithë personave të cilët iu nënshtruan, ndërkaq të cilët nuk ishin vaksinuar gjatë periudhës së kaluar. Në Shkup dhe në Republikën e Maqedonisë gjithsej janë vaksinuar 1.932 raste, prej të cilëve 1.352 janë vetëm në Shkup në javën e kaluar. Ata janë persona të cilët nuk ishin vaksinuar, ndërkaq me kërkim aktiv të gjetur në territorin dhe janë vaksinuar”, theksoi Karaxhovski
Data 11.08.2025
Aktuale
- Minçev, Damjanovskit: Mos e përfshini Crvenkovskin në përpjekjet e kota për ta bërë Kostovskin kryetar të Kumanovës
- Pesë çështje para BE-së këtë vjeshtë
- BDI: Premtuan bankë shqiptare, po sjellin bankë serbe
- Sulmi ndaj News24 jehonë në mediat ndërkombëtare: Policia rrethoi godinën e ‘Focus Media News’! Shqetësim për lirinë e shtypit
- Shtetasi maqedonas sulmohet fizikisht në Kosovë
- ASH-Taravari: Në tetor vjen ndryshimi në Çair – mjaft më korrupsionit dhe uzurpimeve
- The Economist: Njësia e re antikorrupsion (SPAK) e Shqipërisë po rrëzon figurat e mëdha
- Çfarë do të ndodhë me Intel? Vizita e shefit të kompanisë në Shtëpinë e Bardhë pas thirrjes për shkarkim