Edhe ky sezon dimëror do të kalojë pa masa konkrete kundër ndotjes së ajrit. Kështu së paku kuptohet nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësorë. Ata ankohen për numër të vogël të inspektorëve dhe buxhet të pamjaftueshëm.
Duhet të riekipohet inspektorati. Gjithsej ka 16 inspektorë që e mbulojën të gjithë territorin e Maqedonisë duke kontrolluar ajrin, ujin dhe mbeturinat. Numri i resurseve njerëzore në Inspektoratin Shtetërorë është në nivelin më të ulët – tha Mirosllav Bogdanovski, Drejtor i Inspektoratit Shtetërorë të Mjedisit.
Këshilltari ekologjik Darko Blinkov thotë se duhet periudhë afatgjatë deri në përmirësimin e cilësisë së ajrit ambiental.
Ky është një proces që zgjatë. Ndotja do të jetë më e theksuar sidomos në rajonet ku ka inversione të temperaturës dhe ku ka emetues të ndotjes. D.m.th Inspektorati Shtetërorë është vetëm një pjesë e mozaikut. Njerëzit mendojnë se sapo të mbyllet një fabrikë, ajri do të pastrohet brenda natës – u shpreh Darko Blinkov, Këshilltar për analitikë dhe projekte të huaja.
Inspektorët e autorizuar rajonal janë thuajse të paangazhuar fare në detyrën që u është dhënë, thonë nga inspektorati shtetërorë të cilët u bëjnë apel qytetarëve që problemet të cilat nuk i trajtojnë inspektorët rajonal, t’i paraqesin direkt në inspektoratin shtetëror. Ata bëjnë me dije se deri në fund të vitit, do të hyjë në fuqi ligji i ri për inspektim, i cili do i rregulloj problemet me të cilat ballafaqohet inspektorati. Nga 245 mijë euro sa është buxheti vjetor për inspektoratin, 205 mijë euro shpenzohen për rroga, ndërsa pjesa e mbetur për hulumtime.
Besian Leka