Në gazetën japoneze me tirazh më të madh “The Japan Times” sot
është publikuar një artikull me rastin e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, në të cilin janë transmetuar fjalimet e ambasadores së parë rezidente të Republikës së Maqedonisë në Japoni Andrijana Cvetkoviq, konsullit të nderit Masatake Macuda dhe kryetarit të Grupit parlamentar për bashkëpunim midis Maqedonisë dhe Japonisë në Parlamentin japonez Taimei Jamaguçi.
Ambasadorja Cvetkoviq, siç kumtoi Ambasada e Japonisë në Maqedoni në fjalim informoi për trendin pozitiv të zhvillimit në marrëdhëniet bilaterale midis Maqedonisë dhe Japonisë me këtë rast duke theksuar se vitin 2016 e kanë shënuar ngjarje të rëndësishme të cilat kanë kontribuuar për përparimin e bashkëpunimit parlamentar, si dhe forcimin e marrëdhënieve në fushën e arsimit, shkencës dhe ekonomisë.
“Për t’u theksuar është formimi i Grupit parlamentar për bashkëpunim midis Maqedonisë dhe Japonisë në Parlamentin japonez më 17 dhjetor të vitit 2016, nënshkrimi i Marrëveshjes për bashkëpunim midis ASHAM-it dhe Qendrës hulumtuese -sllavo-Eurasian pranë Universiteti Hokaido,
si dhe Memorandum për bashkëpunim midis Entit hidrobiologjik – Ohër dhe Muzeun e liqenit Biva. Në mënyrë shtesë ambasadorja informoi edhe për volitshmëritë ekonomike dhe të biznesit në Maqedoni,
si dhe shumë aktivitetet e Ambasadës për tërheqjen e investitorëve japonezë në vend. Në këtë kontekst, e përshëndeti nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim midis Ambasadës së Maqedonisë në Tokio dhe Institutit japonez për investime të huaja, që do të mundësojë organizim të përbashkët të biznes forumeve në periudhën që vijon. Si ngjarje më e rëndësishme për marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve e vlerësoi hapjen e Ambasadës së Japonisë në Maqedonisë dhe emërimin e ambasadores së parë rezidente Keiko Haneda”, theksohet në kumtesë.
Konsulli i nderit Masatake Macuda, shtohet, e përshëndeti hapjen e Ambasadës japoneze në Shkup, duke e vlerësuar si ngjarje më të rëndësishme në përforcimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy
vendeve. I përshëndeti aktivitetet e ambasadores Cvetkoviq dhe njohjen e saj me kulturën dhe historinë japoneze.