Kuvendi i degës së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë caktoi dhe miratoi listën e këshilltarëve për zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Ndërsa njëzëri u vendos që të mos dilet me kandidat për kryetar komune.
Bartës i listës së këshilltarëve është Osama Muadini, komunikolog i diplomuar në UEJL – Tetovë, që është anëtar i kryesisë qendrore.
Pas tij janë zgjedhur Bekim Zymberi, Arbana Islami, Femi Halili, Adnan Aziri, Lirie Haliti, etj.
Kuvendin e nderuan dhe përshëndetën me fjalimet e tyre kryetari i APSH Ziadin Sela , nënkryetari Elmi Aziri si dhe kryetari i degës Isuf Seferi .
Në mbledhjen e Kuvendit qendror u kërkua mobilizim më i madh i anëtarësisë dhe aktivistëve partiak për zgjedhjet e 15 tetorit, duke shpalosur projekte konkrete për jetën e qytetarëve. (INA)