Zëvendëskryeministri i parë dhe ministrër i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç tha sot se shteti i tij do të marrë masa për të mbrojtur interesat në Maqedoni. Kryediplomati serb tha se njëkohësisht të rishqyrtojë kushtet për të vepruar në Maqedoni, pas tensioneve të krijuara së fundi.
“Javën e ardhshme, pas takimeve që do të kemi me presidentin Vuçiq, një pjesë e stafit tonë do të kthehet në Shkup. Ambasadori do të kthehet më vonë, kur të përfundojmë të gjitha konsultimet që ne synojmë të zbatojmë këtu në Beograd, ka deklaruar Daçiq.
Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se kanë prova të mjaftueshme të marra nga agjencisë e intelegjencies për siç ka thënë ai, “shumë veprime fyese kundër autoriteteve dhe institucioneve të Serbisë”. Komentet e kreut të shtetit serb vijnë pas tërheqjes së personelit të Ambasadës së Serbisë nga Maqedonia.
/SHENJA/