Policia ka ngritur padi penale kundër T.S.(54) nga ‘Makedonski Brod’, drejtor i shkollës fillore ‘Sveti Kliment Ohridski’ nga i njëjti qytet, sepse sipas policisë, drejtori, ka vepruar penalisht për ‘keqpërdprim të detyrës zyrtare dhe autorizim’ dhe se ‘ka kryer transport publik pa posedim të liçencës’.
Kundër 54-tër vjeçarit T.S është ngritur kallëzim penal dhe akuzohet se e ka dëmtuar buxhetin e shkollës për pothuajse 40.000 euro.
Siç kumtojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme raportet financiare të shkollës tregojnë se fondet e udhëtimit të nxënësve janë rritur në mënyrë drastike nga e nevojshmja.
“Në financimet vjetore planet e shpenzimeve për shërbimet e udhëtimeve në arsimim, drejtori ka parashikuar shuma më të mëdha të mjeteve me para me të cilat i ka mbuluar harxhimet për udhëtimin e organizuar në mënyrë joligjore”, thonë nga MPB-ja.