Zoran Damjanovski për 12 vjet asnjëherë nuk e ka ndarë qytetin në baza etnike. Kështu e ka nisur konferencën për gazetarët shqiptarë i pari i Komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski.
Ai ka përmendur investimet në shkollat fillore të shqiptarëve, në SHF Jeronim De Rada- fshati Çerkez, SHF Bajram Shabani- Kumanovë, SHF, Naim Frashëri- KUmanovë, SHF, Naim Frashëri- Kumanovë.
Damjanovski ka potencuar se tani aktiviteti i radhës është ndërtimi i një objekti të ri për gjimnazin Sami Frashëri.
“Është filluar me ndërtimin e shtratit të lumit nga ura e lagjes së Sredorekut deri te magjistralja. 25% të mjeteve janë të siguruara nga Komuna. Një mega projekt që do të kryhet deri në fund të vitit. Me ndërtimin e shtratit të lumit do të rregullohet edhe shëtitorja”, tha Damjanovski.
Ai ka veçuar se ka dhënë kontribut edhe në infrastrukturën e pjesëve me shumicë shqiptare, si në fshatin Çerkez, Lagjen e Trimave … Pishina e qytetit, gjithashtu është në shërbim të të gjithë qytetarëve.
“Interesi publik është për të gjithë dhe jo vetëm për një etni. Cdo përmendore vendoset në Këshill komunal dhe votohet me Badenter”, ishte decid Damjanovski.
Asnjëherë në jetë, thotë ai, nuk kam menduar se qyteti duhet të ndahet në etni. “Kam punuar për principin qytetar. Punojmë për projekt për dy çerdhe në pjesët me shumicë shqiptare”, deklaroi Damjanovski.
Për fund ai ka porositur opinionin të denoncojnë afera korruptive, nëse kanë argumente, por duke bërë me dije se për 12 vjet, administrata komunale e tij nuk ka asnjë denoncim për korrupsion.