Sindikata e Pavarur e Policisë ka dalë në mbrojtje të policit i cili plagosi të miturin në Strumicë. Nga kjo sindikatë në konferencën e sotme ( e hënë) për mediat thanë se pjesëtari i policisë ka vepruar në përputhje me ligjin, madje i pari e kësaj sindikate Gocë Dellçev Todev, tha se avokatët po merren me këtë çështje dhe se do të bëjnë mbrojtjen e policit, shkruan Almakos.
“Sipas nesh, , ai ka vepruar tërësisht në mënyrë të drejtë dhe të duhur, për shkak se ngjarja është tërësisht e kualifikuar si veprim profesional nga ana e policit. Avokatët të cilat janë më shumë se dy ditë në terren në Strumicë, gjithkund ku duhet të paraqiten me atë që është lidhur me këtë ngjarje dhe raportet flasin se procedura ka qenë skajshmërisht korrekte, e drejtë dhe sipas dispozitave dhe vendimeve ligjore për funksionimin e një nëpunësi të policisë në një ngjarje të këtillë”- tha Todev.
Sipas Todev, me qëllim që të lënë Prokurorinë që të bëjë punën e saj, pjesa tjetër e informacioneve do të mbetet e pazbuluar. Ai tha se veprimet e policisë në raste të këtilla janë të saktësuara mirë me ligj, por se ligji nuk zbatohet.
Ndryshe, nga Sektori për kontroll të brendshëm hetime kriminalistike dhe standarde profesionale në MPB, dy ditë më parë dolën me qëndrimin se nëpunësi policor në mënyrë të paautorizuar, të paarsyeshme dhe të padrejtë ka përdorur armë zjarri ndaj personave D.T. dhe A.G., gjegjësisht ka vepruar në kundërshtim me dispozitat nga Ligji për polici.
Më 11 gusht te diga Mantovë në hyrje të Strumicës polici ka shtënë ndaj dy të miturve të dyshuar për tentativë për vjedhje. Kundër nëpunësit policor është ngritur procedurë disiplinore para komisionit kompetent në MPB dhe me vendim të ministrit Oliver Spasovski, nëpunësi policor do të largohet nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.
Ndërkohë i pyetur nga gazetarët për çështjen e policëve të cilët e kanë përfunduar shkollimin, por pavarësisht kësaj ende nuk janë punësuar, Kryetar i Sindikatës Së Pavarur Të Policisë, Goce Delçev Todev ,tha se nëpër stacionet policore në vend ka shumë vende të lira.
“Në bazë të gjitha analizave që janë bërë në suaza të sindikatës së pavarur del se numri i nëpunësve të policisë të cilët duhet ta plotësojnë rendin e vendeve të zbrazëta në të gjitha njësitë organizative duhet të jetë shumë më i madh nga ai që është tani. Kemi stacione policore të cilat janë me 50 % të plotësuara në suaza të asaj që quhet stacion policor”-Goce Delçev, Kryetar I Sindikatës Së Pavarur Të Policisë
Sipas kreut të sindikatës së pavarur të policisë, problematik mbetet sistematizimi i policëve nëpër stacione./Almakos.com/
Evi Shkopi
Almakos.com