Të pabaza dhe të pasakta janë informatat për vendim të miratuar
ilegalisht nga Regjistri Qendror për regjistrim të kryetarit të ri të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, njoftoi sot Regjistri qendror.
Është kryer, siç shpjegojnë, evidentim i ndërrimit të personit të autorizuar për përfaqësim të Lidhjesnsë Sindikatave të Maqedonisë. ndërsa regjistër bazik për sindikatat është Ministria e Punës dhenPolitikës Sociale.
“Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë vepron në kuadër të kompetencave të saj të paraparanë Ligjin për Regjistër Qendrër dhe në pajtueshmëri me nenin 13 nga Ligji për sistem njësportel dhe për menaxhim të Regjistrit tregtar dhe regjistrit të personave të tjerë juridik. Njëherit, në regjistrin e
personave të tjerë juridik, në bazë të Vendimit numër 08-8191/2 nga 14.11.2016 miratuar nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Frosina Remenski dhe Vendimit numër 8-8191/14 nga 04.08.2017 miratuar nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, është realizuar
evidentim i ndërrimit të personit të autorizuar për përfaqësim të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë”, thuhet në kumtesë.
Në pajtueshmëri të nenit 190 paragrafi 1 nga Ligji për marrëdhënie të punës, shtohet, sindikatat regjistrohen në regjistrin e sindikatave i cili figuron në Ministrinë kompetente për gjërat nga sfera e punës. Sipas kësaj, theksojnë nga Regjistri Qendror, regjistër themelor për sindikatat është Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë në pajtueshmëri të nenit 13 nga Ligjit për sistem njësportel dhe për menaxhim të regjistrimit tregtar dhe regjistrit të
personave të tjerë juridik siguron të dhëna të përcaktuara në nenin 4 nga i njëjti Ligj për subjektet për të cilat regjistri themelor e menaxhon organ tjetër.