Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, e mban vazhdimin e 10-të të
seancës së gjashtë, ku debatohet për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Marko Zvërlevskin.
Propozimi për shkarkimin e Zvërlevskit është parashtruar nga Qeveria për shkak, siç theksojnë në sqarim, të kryerjes së paligjshme, jo në kohë dhe gjoja profesionale të funksionit. Gjithashtu, në dokument theksohet edhe se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimin e tij ka treguar se nuk është i aftë
për kryerjen e funksionit, si dhe për atë që nuk ka parashtruar kërkesë për ngritjen e procedurës penale për raste të parapara me ligjin dhe prishjen e reputacionit të funksionit.
Për deputetë e opizitës kërkesa është pabazë dhe e paargumentuar. Ata i referohen nenit 8 nga Kodi zgjedhor, me të cilin, siç thonë, është theksuar se të gjitha procedurat për emërim dhe shkarkim të funksionarëve nuk guxojnë të ndodhin kur janë shpallur zgjedhjet.
Ndërkaq, deputetët e shumicës në Kuvend, sërish paralajmëruan se do të heqin dorë nga fjalimet e tyre me qëllim që sa më shpejtë legalisht dhe ligjërisht të shkarkohet Zvërlevski dhe të zgjehdet prokuror i ri publik shtetëror, që të fillojnë reformat në legjislaturë.
Debati do të vazhdojë pas pauzës së rregullt.
Në rend dite të seancës së gjashtë kuvendore ka edhe 30 pika midis të cilave edhe Raporti vjetor i Avokatit të popullit për respektimin, përparimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut,
informacione për gjendjen me deponinë e paligjshme në Strugë, raportin vjetor për punën e Komisionin rregullator për energjetikë të RM-së, planin financiar të Agjencisë për supervizion të sigurimit për vitin 2017, propozim-vendimin për miratimin e Planit financiar të radiotelevizionit të
Maqedonisë për vitin 2017, propozim-vendimi për dhënie të pëlqimit të propozimit të programin vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për aviacion civil për vitin 2017.
Data 16.09.2025
Aktuale
- “Ëndërr shtëpie, fitim real – ‘Shtëpi, e ëmbël shtëpi!’
- EMRI/ Dhunuan barbarisht të riun në pedonalen e Bashkisë së Vaut të Dejës, kapet në Kapshticë një nga të kërkuarit
- Programi politik i listës së pavarur “PËR SHQIPTARËT E KUMANOVËS” për zgjedhjet komunale
- “Investo minimumi 1 mijë dollarë dhe fiton përjetë”- Si funksiononte skema piramidale “XUEX”! Zbardhen bisedat: Çdo gjë ta mëson ‘profesori’ dhe Joana! Paratë i merr në Kosovë
- Veles, vrau me thikë ish të dashurën dhe babanë e saj, pastaj kreu vetëvrasje
- BDI: Raste të reja konfirmojnë penetrimin e “botës serbe” dhe ndikimit rus në RMV nën qeverinë Mickoski
- VLEN: Mbyllja e deponisë ilegale në Nikushtak – fund një epoke të turpit të BDI-së
- Një person ka djegur disa vetura në një autoservis në Shkup