Zjarret në komunën Makedonski Brod, ku është shpallur gjendje krize,
në fshatrat Vollçe, Zagrad, Rastezh, Zdunje, Bllizansko dhe Greshnicë janë shuar, informoi sot Nadica Vëçkova, zëdhënëse e Qendrës për Menaxhim me Kriza.
“Në rajonin tjetër të krizës, në komunën Çashkë, zjarri tek Jasenovska gllava nga ana e fshatit Popadia është lokalizuar. Sot në terren janë persona nga ekonomia pyjore ‘Babuna’ për kontroll në terren. Zjarri tek tuneli i Bogomillës në këtë rajon, gjatë ditës së djeshme është vënë nën kontroll dhe sot po kryhet kontroll i sipërfaqes së djegur nga ana e pesë të punësuarve, të punësuar në EP ‘Babuna'”, deklaroi Vëçkova.
Gjatë ditës së djeshme, vazhdoi ajo, ekip i QMK-së, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, si dhe persona nga NP “Pyjet e Maqedonisë”, po kryejnë mbikëqyrje dhe vlerësim të gjendjes me zjarret nga ajri, gjegjësisht me helikopter.
“Zjarret në rajonet e tjera në pjesën më të madhe janë shuar ose vënë nën kontroll. Një zjarr në sipërfaqe të vogël në komunën Kërçovë, në vendin Fërllogoec, ku po digjen kullosa, barë i thatë dhe pyll i degraduar lisi, ndërsa në mëngjes në këtë zjarr po intervenojnë persona nga EP ‘Llopushnik’, nga Kërçova”, tha Vëçkova.
Theksoi se zjarri në afërsi të vendbanimeve Mazhurishte, Mramorani dhe Gorno Sello, në Prilepb është vënë nën kontroll. Në rajonin e Strugës në vendin Toskë, midis fshatrave Bogojci dhe Tatesh, ka shpërthyer zjarr pyjor me të cilin është përfshirë pyll lisi dhe me drunj të ulët, ndërsa në momentin e shuarjes së tij po intervenojnë zjarrfikës nga NJTZ Strugë dhe persona nga EP “Jabllanica”.
Nga QMK i përkujtojnë qytetarët se ende ekziston ndalesë për lëvizje në pyje dhe janë rritur kontrollet e MPB-së në bashkëpunim me Policinë pyjore.
Në pyetjen e gazetarëve për atë se nëse deri tani kanë mbërritur fletëparaqitje për dëme, Vëçkova tha se tani për tani zyrtarisht nuk kanë mbërritur kurrfarë informata.
Nga QMK theksuan se vlerësimi i dëmeve është rregulluar në dy mënyra. Njëra është për masë të djegur druri, vlerësimin e të cilit e kryen NP “Pyjet e Maqedonisë” dhe e konfirmon Inspektorati shtetëror për pylltari dhe gjueti. Dëmet e tjera vlerësohen në pajtueshmëri të Ligjit për mbrojtje dhe
shpëtim në nivel lokal nga Komisionet për vlerësim të dëmeve të njësiteve të vetëqeverisjes lokale.
Data 25.02.2025
Aktuale
- Kontrolle të përforcuara në komunikacion, policia shqiptoi 773 gjoba
- KQZ miraton 63 mijë pako me vota nga diaspora, çfarë do të ndodhë me ato të refuzuara?
- Pas përpjekjeve për presion ndaj SPAK-ut, KLP shpreh shqetësimin: Qëndrojmë në mbështetje të Prokurorit Ols Dado
- Murtezani takoi eurodeputetin dhe raportuesin e PE-së për Maqedoninë e Veriut, Tomas Vajc
- U ekzekutua 67-vjeçari në Kurbin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori! Ja motivi i krimit
- MMJPH: Akuzat e BDI-së dhe LSDM-së janë spekulime dhe pretendime të rrejshme
- VLEN: Investojmë 12 milionë euro në spitalin “8 Shtatori”, shëndetësia po merr frymë
- Macron: Armëpushimi në Ukrainë mund të arrihet në javët e ardhshme