Dejan Mitrevski – Urko, ish-truproja e Nikolla Gruevskit është dënuar me dy vite me kusht, për aksidentin që ndodhi verën e kaluar, ku humbi jetën një 22-vjeçarë.
Nga Gjykata Penale informojnë se vendim është sjellur më 20 qershor 2017, nga gjykatësja Biljana Kocevksa. Ajo që është karakteristike është se familja e djaloshit të ndjerë nuk ka kërkuar që Urko të ndiqet penalisht, as nuk kanë kërkuar dëmshpërblim, përcjell Telegrafi Maqedoni.