Në 13 fakultete dhe në tre akademi të Universitetit “Goce Delçev”-
Shtip sot filloi regjistrimi i studentëve në vitin e parë akademik 2017/2018. Studentët, aplikacionet mund t’i dorëzojnë nesër dhe pasnesër. Sipas analizave të UGD, më atraktive edhe sivjet janë fakultetet për shkenca mjekësore, turizëm dhe biznes-logjistikë.
“Viti i 11-të me radhë që Universiteti tenton në mënyrë të integruar dhe unike në një vend, së bashku të gjitha fakultetet dhe të gjitha programet studimore në pajtim me konkursin në Shtip dhe qendrat mësimore të universitetit, t’i organizojë në mënyrë të përshtatshme regjistrimet. Në pajtim me konkursin e universitetit, janë planifikuar 5.200 vende të lira, rreth 3.000 në kuotë të rregullt, rreth 1.200 në kuotë për bashkëfinancim dhe 900 në kuotë për studentë të disperzuar”, deklaroi Kriril
Barbareev, prorektor i UGD-Shtip.
Regjistrimet e studentëve të rinj në Universitetin e Shtipit zhvillohen në foajenë e Shtëpisë së kulturës “Aco Shopov” në Shtip dhe gjithashtu edhe në qendrat mësimore në Strumicë, Shkup, Kavadar,
Prilep, Koçan, Vinicë dhe Radovish.
Afati i dyti për regjistrim në UGD Shtip është më 25 dhe 26 gusht, ndërsa i treti është më 5 dhe 6 shtator.