Një këmbësor është lënduar, ndërsa dhjetë persona kanë marrë
lëndime më të lehta trupore në dhjetë nga gjithsej 30 aksidentet e regjistruara gjatë fundjavës së kaluar në rajonin e SPB Shkup.
Policia e trafikut të premten ka kryer ekspertizë në 15 aksidente rrugore, nga të cilat në një është lënduar rëndë një këmbësor, në gjashtë aksidente gjashtë persona janë lënduar më lehtë, ndërsa të tjerat janë me pasojë të dëmit material.
Nga tetë aksidentet rrugore të regjistruara të shtunën, në dy lëndime të lehta trupore kanë marrë dy persona, ndërsa gjashtë janë me pasojë të dëmit material.
Dje, ndërkaq, kanë ndodhur shtatë aksidente rrugore, ku në një prej tyre më lehtë janë lënduar dy persona. Në të tjerat, është shkaktuar dëm material.
Policia e trafikut gjatë tre ditëve të fundit ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Janë ndërmarrë masa për 69 shoferë, të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e lëvizjes, shtatë janë përjashtuar nga komunikacioni sepse kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e
alkoolit, pesë kanë kaluar në të kuqe, ndërsa tre nuk i kanë respektuar rregullat për parakalim. Janë sanksionuar edhe 12 shoferë të cilët gjatë ecjes nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose kanë
folur në telefon, 37 shoferë pa leje të qarkullimit gjegjësisht pa regjistrim, 104 për parkim të papërshtatshëm, si dhe 16 shoferë të biçikletave me motor, mopedë dhe motoçikleta të cilët gjatë lëvizjes në rrugë nuk e kanë mbajtur helmetën mbrojtëse në kokë.
Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 105 automjete.
Data 25.02.2025
Aktuale
- MMJPH: Akuzat e BDI-së dhe LSDM-së janë spekulime dhe pretendime të rrejshme
- VLEN: Investojmë 12 milionë euro në spitalin “8 Shtatori”, shëndetësia po merr frymë
- Macron: Armëpushimi në Ukrainë mund të arrihet në javët e ardhshme
- DAP: Sot është afati i fundit për paraqitjen e tatimit nga kompanitë
- Misteri i vdekjes së Leo Sadikut/ Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit, pritet t’i nënshtrohet autopsisë! Familja akuzon mjekët
- Transformimi i punës: A po zëvendëson inteligjenca artificiale punëtorët?
- Kanosi zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari në Skenderaj
- Raportuesi i Parlamentit Evropian Tomas Vajc takime në Kuvendin e Maqedonisë