Reformim i shërbimeve inspektuese, luftimin e ekonomisë gri dhe pjesëmarrje e bashkësisë së biznesit në krijimin e politikave ekonomike, janë tre kërkesat kyçe që Lidhja e Odave Ekonomike (LOE) ia rekomandoi sot në mëngjesin e punës ekipit ekonomik qeveritar të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev.
LOE para Qeverisë prezantoi pako prej 75 masave të cilat, siç deklaroi kryetarja e Lidhjes Daniela Arsovsk, janë në drejtim të zbatimit të reformave strukturore dhe përmirësimit të klimës investuese dhe mjedisit afarist në vend.
“Pakoja e masa është strukturuar në disa kategori, ndërsa secila masë është konfirmuar në bazë të analizës përkatëse, praktikave pozitive afariste dhe përvojave krahasuese”, theksoi Arsovska.
Sipas saj, me rëndësi thelbësore për bashkësinë e biznesit është efikasiteti i administratës në nivel qendror dhe lokal.
Arsovska tha se edhe nëse masat ekonomike që i propozon ekonomia implementohen në tërësi, do të sigurohet normë më e lartë e rritjes në afat të gjatë.