Në Gjykatën e Apelit sot do të vazhdojë shqyrtimi i masave për të akuzuarit në lëndët e PSP-së “Target” dhe “Fortesa”.
Një ditë më parë Apeli shqiptoi paraburgim për ish shefin e Drejtorisë së Pestë të MPB-së, Goran Grujevski. Përveç atij, gjykatësit e Apelit shqiptuan masë paraburgimi edhe për ish shefin e Kabinetit të Sasho Mijallkovit, Toni Jakimovski. Paraburgim është shqiptuar edhe për Nikolla Boshkovskin, i punësuar në DSK. Gjykata e Apelit i ndryshoi vendimet fillestare të Gjykatës Penale, e cila paraprakisht vendosi për zbatimin e masës së kujdesit, gjegjësisht marrjen e pasaportave të tre ish funksionarëve të lartë të policisë sekrete. Gjykata më e lartë e konfirmoi vendimin paraprak për ish shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov. Ai mbetet vetëm pa pasaportë. Të gjithë janë të akuzuar në rastet “Target” dhe “Fortesa” – për shkatërrimin e pajisjeve për përgjim në MBP, si dhe për përgjimin e paligjshëm të mijëra qytetarëve pa leje paraprake të gjykatës.
Ndërkohë sot në Gjykatën e Apelit duhet të paraqiten të dyshuarit në lëndët “Tender” dhe “Toplik”. Gjatë ditëve në vijim në këtë gjykatë do duhet të paraqitet edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski.