Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev pas përfundimit të seancës së mbyllur
të Komisionit kuvendor për politikë të jashtme me Bullgarinë tha se takimi ka qenë konsultativ dhe mundësi që ai dhe këshilltarët e tij të marrin sugjerime nga pushteti dhe opozita në Parlament në
lidhje me këtë dokument.
Sugjerimet, që ai si negociues i Republikës së Maqedonisë i ka marrë, siç tha, do të merren parasysh dhe se ai akoma është i hapur për përmirësim.
“Dëshira jonë është ta nënshkruajmë marrëveshjen. Deri më tani kemi bazë të shkëlqyer për kompromis midis dy vendeve. Marrëveshje përfundimtare do të ketë me ratifikimin e ri në Parlament”,
tha kryeministri.
Suksesi nga arritja eventuale e marrëveshjes, theksoi Zaev, do të jetë i përbashkët dhe nacional.
“Suksesi do të jetë për të gjithë qytetarët dhe i të gjitha qeverive deri më tani dhe paraprakisht.
Procesi ka filluar dhe udhëhiqet nga qeveria paraprake, ndërsa ne e finalizojmë”, theksoi ai. Ju bëri thirrje VMRO-DPMNE-së si dhe partive të tjera opozitare të vazhdojnë të marrin pjesë në konsultime dhe t’i japin mbështetje kësaj marrëveshje.
Sipas tij, marrëveshja është bazë për fqinjësi të mirë dhe miqësi, të dyja shtetet në të ardhmen do të punojnë më afër për sukses të ndërsjellë, ndërsa marrëveshja është e mirë edhe për interesat nacionale të Republikës së Maqedonisë.
Data 15.09.2025
Aktuale
- Asgjësohen mijëra kilogram drogë dhe qindra armë, Toshkovski: Droga dhe armët nuk kanë vend në shtetin tonë
- Kasami: Me investimet po e bëjmë qytetin të qasshëm për të gjithë!
- 68-vjeçari nga Banjica e Poshtme sulmohet fizikisht për shkak të parkimit
- 20-vjeçari nga Çegrani lëndohet pas tentativës për sulm me thikë
- Mexhiti: Do të ndërtojmë shkollë për fëmijët me nevoja të posaçme!
- Dyshohen të përfituara nga veprimtaria kriminale, sekuestrohen 33 apartamente, 9 biznese dhe 15 automjete të një shtetasi në Durrës
- Kandidati që erdhi nga jeta e vështirë për të sjellë ndryshime në Tetovë
- Arrestohen dy shoferë, njëri nga Kamjani tjetri nga Gërçeci, vozitën mbi 150 km/h në autostradën Tetovë-Gostivar