Nga nisma “Për Tetovë të pastër” sot përmes konferencës për media
në lokacionin te deponia e egër në hyrjen e qytetit reaguan që autoritetet e komunës ende nuk kanë gjetur zgjidhje për stacionin e stërngarkuar për mbeturina.
“Kishim premtime se stacioni i stërngarkuar do të dislokohet larg qytetit dhe me këtë do të ndërpritet agonia e cila me vite të tëra e shëmton fotografinë e Tetovës. Sa ka vlerë fjala e një kryetari komune,
sa ka vlerë fjala e autoriteteve të komunës? Fotografia dhe era tregojnë gjithçka. Qytetarët ankohen, ngulfaten, në erë të padurueshme e cila tani gjatë temperaturave të larta verore është edhe më intensive””, deklaroi Boris Stojanovski nga AQ “Për Tetovë më të pastër”.
Javën e kaluar kryetarja e Komunës së Tetovës e hapi stacionin e stërngarkuar për mbeturina në
vetëm disa kilometra nga qyteti dhe tha se me punën e saj do të zbutet problemi me mbeturinat në qytet, ndërsa ndërkohë paralajmëroi se ekipet e Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetovë” do të punojnë në largimin e mbeturinave nga deponia e egër.
Data 15.09.2025
Aktuale
- Asgjësohen mijëra kilogram drogë dhe qindra armë, Toshkovski: Droga dhe armët nuk kanë vend në shtetin tonë
- Kasami: Me investimet po e bëjmë qytetin të qasshëm për të gjithë!
- 68-vjeçari nga Banjica e Poshtme sulmohet fizikisht për shkak të parkimit
- 20-vjeçari nga Çegrani lëndohet pas tentativës për sulm me thikë
- Mexhiti: Do të ndërtojmë shkollë për fëmijët me nevoja të posaçme!
- Dyshohen të përfituara nga veprimtaria kriminale, sekuestrohen 33 apartamente, 9 biznese dhe 15 automjete të një shtetasi në Durrës
- Kandidati që erdhi nga jeta e vështirë për të sjellë ndryshime në Tetovë
- Arrestohen dy shoferë, njëri nga Kamjani tjetri nga Gërçeci, vozitën mbi 150 km/h në autostradën Tetovë-Gostivar