Me protestë njëorëshe dhe bllokim me traktorë të rrugës para
ndërtesës së komunës në Tetovë shumica e bujqve nga ky rajon e shprehën revoltën e tyre për mungesën e lokacionit përkatës për shitjen e prodhimeve të tyre bujqësore.
Ata me vite pemët dhe perimet sezonale i shesin nëpër rrugë, trotuare dhe sipërfaqe të tjera publike duke u ballafaquar me dënime nga ana e policisë.
Disa bujq gjatë mbajtjes së protestës u pranuan nga shefi i kabinetit të kryetares së komunës. Ai u ka premtuar se do të shqyrtohen më shumë mundësi, gjegjësisht lokacione ku do të mund t’i shesin
prodhimet bujqësore dhe problemi do të zgjidhet për një kohë shumë të shkurtër.
Bujqit pas përfundimit të protestës dhe bllokimit paralajmëruan edhe mëtej se në mënyrë të tillë do ta shprehin revoltën nëse komuna nuk e përmbush premtimin.
Data 15.09.2025
Aktuale
- 68-vjeçari nga Banjica e Poshtme sulmohet fizikisht për shkak të parkimit
- 20-vjeçari nga Çegrani lëndohet pas tentativës për sulm me thikë
- Mexhiti: Do të ndërtojmë shkollë për fëmijët me nevoja të posaçme!
- Dyshohen të përfituara nga veprimtaria kriminale, sekuestrohen 33 apartamente, 9 biznese dhe 15 automjete të një shtetasi në Durrës
- Kandidati që erdhi nga jeta e vështirë për të sjellë ndryshime në Tetovë
- Arrestohen dy shoferë, njëri nga Kamjani tjetri nga Gërçeci, vozitën mbi 150 km/h në autostradën Tetovë-Gostivar
- Java e re: Aventura dhe sfida për shenjat e horoskopit
- FOTO/ SPAK merr në pyetje avokatin Besart Logu, i mori 8 mijë euro një klienti për ta liruar nga burgu