Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot do të marrë pjesë në
Forumin për investime “Kina – Evropa Qendrore dhe Lindore”, i cili mbahet në Pragë.
Siç njoftoi Ministria e Ekonomisë, Bekteshi do t’i paraqesë mundësitë për bashkëpunim dhe investim në Maqedoni në panel debatin për industrinë, energjinë dhe teknologjitë e reja.
Pjesëmarrësit në Forum, përfaqësuesit politikë, biznesmenët dhe investitorët nga Republika e Çekisë, nga RP e Kinës dhe nga vendet e tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore, do të flasin për energjitikën, financat, industrinë, arsimin, shëndetësinë, teknologjitë e reja, tregtinë elektronike dhe turizmin.
Forumi për Investime është nën mbikëqyrje të presidentit të Republikës së Çekisë Millosh Zeman dhe kryeministrit Bohusllav Sobotka ndërsa në organizim të Odës Ekonomike kineze për bashkëpunim
dhe Qendrës Ekonomike për Bashkëpunim në Kinë
Data 15.09.2025
Aktuale
- 68-vjeçari nga Banjica e Poshtme sulmohet fizikisht për shkak të parkimit
- 20-vjeçari nga Çegrani lëndohet pas tentativës për sulm me thikë
- Mexhiti: Do të ndërtojmë shkollë për fëmijët me nevoja të posaçme!
- Dyshohen të përfituara nga veprimtaria kriminale, sekuestrohen 33 apartamente, 9 biznese dhe 15 automjete të një shtetasi në Durrës
- Kandidati që erdhi nga jeta e vështirë për të sjellë ndryshime në Tetovë
- Arrestohen dy shoferë, njëri nga Kamjani tjetri nga Gërçeci, vozitën mbi 150 km/h në autostradën Tetovë-Gostivar
- Java e re: Aventura dhe sfida për shenjat e horoskopit
- FOTO/ SPAK merr në pyetje avokatin Besart Logu, i mori 8 mijë euro një klienti për ta liruar nga burgu