Favorizimi që jep projekti qeveritar për pushim falas për fëmijë nga
familje me rrezik social dhe familje sociale edhe këtë verë do ta shfrytëzojnë fëmijë nga komuna e Dibrës dhe Qendrës së Zhupës.
Kreshnik Paçuku, drejtor i Qendrës ndërkomunale për punë sociale në Dibër, i cili me aktivitetin e tij e mbulon edhe komunën Qendra e Zhupës, informoi se në thirrje e publikuar nga ana e Ministrisë së
Punës dhe Politikës Sociale u paraqitën tetë fëmijë nga dy komuna dhe të gjithë ata do të shkojnë në pushim falas.
“Në pesë vitet e kaluara, kur filloi që të zbatohet ky projekt, nga komunat e përmendura, në mesatare nga dhjetë fëmijë ishin në kamp veror ose mbi 50 fëmijë nga të dy komunat. Fëmijët, janë shumë të
kënaqur sepse një pjesë e tyre për herë të parë kanë mundësi që të shkojnë me pushime, të njihen me shokë dhe të shoqërohen me fëmijë nga të gjitha pjesët e Maqedonisë, mësojnë të notojnë, me
një fjalë kalojnë një pushim të mrekullueshëm shtatëditor”, thekoi Paçuku.
Ai shtoi se për fëmijët është siguruar edhe transport dhe ata do të pushojnë në qendrën rekreative për fëmijë dhe të rinj “Lulja e Majit” në Strugë.
Data 15.09.2025
Aktuale
- 68-vjeçari nga Banjica e Poshtme sulmohet fizikisht për shkak të parkimit
- 20-vjeçari nga Çegrani lëndohet pas tentativës për sulm me thikë
- Mexhiti: Do të ndërtojmë shkollë për fëmijët me nevoja të posaçme!
- Dyshohen të përfituara nga veprimtaria kriminale, sekuestrohen 33 apartamente, 9 biznese dhe 15 automjete të një shtetasi në Durrës
- Kandidati që erdhi nga jeta e vështirë për të sjellë ndryshime në Tetovë
- Arrestohen dy shoferë, njëri nga Kamjani tjetri nga Gërçeci, vozitën mbi 150 km/h në autostradën Tetovë-Gostivar
- Java e re: Aventura dhe sfida për shenjat e horoskopit
- FOTO/ SPAK merr në pyetje avokatin Besart Logu, i mori 8 mijë euro një klienti për ta liruar nga burgu