Në seancën e sotme gjykatësit e Gjykatës së Apelit e kanë shqyrtuar ankesën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për vendimin e Gjykatës Penale për mos përcaktimin e masës për paraburgim të Ejup Alimit të BDI-së, njofton Portalb.mk
Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së është i akuzuar për lëndën “Titanik 3” për shkatërrimin e materialit zgjedhor. Gjykata Themelore Shkupi 1 e ka refuzuar kërkesën për paraburgim si të pabazë.
PSP konsideron se me bashkëpunëtorët tij, Ismet Guri gjatë kohës së zgjedhjeve në vitin 2014 vazhdimisht ka qenë në Komitet zgjedhor komunal në Çair, për shkak funksionit të tij ka pasur mundësi për ndikim serioz. Prokuroria Fatime Fetai para Këshillit Penal në Gjykatën e Apelit konfirmonte se Gjykata e shkallës së parë nuk i ka shqyrtuar dëshmitë.
Nga dëshmitë e të dy dëshmitarëve të dëgjuar gjatë procedurës ka dalë se tek ata ka pasur frikë për siguri personale, theksoi Fetai. Avokati i Alimit tha se nuk ka dëshmi kush tregon në ndikimin e mundshëm ndaj avokatëve.