Ish zv/kryeministri Musa Xhaferi pas pauzës disa mujore sërish kthehet në skenën politike edhe atë me ambicie të mëdha. Ai është duke përgatitur një kundërkandidat të Fatmir Deharit për kryetar të komunës së Kërçovës, shkruan Gazeta Lajm.
Madje është publikuar edhe emri i kundërkandidatit të preferuar të Musa Xhaferit dhe bëhet fjalë për biznismenin kërçovar Avzi Xaki Sulejmani. Emrin e tij e ka bërë publik nipi i Musa Xhaferit, Festim Dervishi. “Bashkë me kandidatin për kryetar të Kërçovës”, ka shkruar në facebook Festim Dervishi, duke postuar edhe një fotografi ku janë bashkë Musa Xhaferi, ish kryetari i Zajazit, Musli Musliu, Haxhi Baba, miku i Ali Ahmeti dhe Enver Ipcja, pretendenti për kryetar të degës së BDI-së në Kërçovë.
