Unioni i forcave të reja të VMRO-DPMNE-së nën moton “Lëvizim” dje
në Teatrin antik në Ohër e mbajti Konferencën e 26-të vjetore.
Lideri i partisë, Nikolla Gruevski, para të pranishmëve tha se shkojnë përpara me një plan të ri për të fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe formimin e qeverisë
“Ne do të zhvillojnë idetë e reja dhe do të vazhdojnë të luftojnë për Maqedoninë dhe përsëri me fitore do të kthemi në krye të shtetit dhe do ta çojmë përpara. Dhe ndërkohë, në qoftë se kështu vazhdohet,
do ti porosis atyre se pa marrë parasysh nëse Gruevski është i gjallë apo jo, politikisht aktiv apo jo, ata do të gëlltiten nga metodat e tyre që aktualisht po uzurpojnë dhe parandalojnë qëllimin e porositësve të tyre”, tha Gruevski.
VMRO, siç tha ai, në të kaluarën ka qenë e stigmatizuar në shumë aspekte veçanërisht në fushën e marrëdhënieve me jashtë. Ai bëri të ditur se në të ardhmen do të punojnë në zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin me miqtë e Maqedonisë, kryesisht në interes të Maqedonisë,
rregullimin e marrëdhënieve me disa miq perëndimore dhe prishjen stereotipet që shqiptarët i kanë për ta se ata ua kanë menduar të keqen.
Data 15.09.2025
Aktuale
- “Pinë alkool së bashku, pastaj e rrahën për vdekje”, Prokuroria kërkon paraburgim për dy persona në Shkup
- I riu zhduket nga banesa, babai ngre alarmin në polici për fatin e të birit 22-vjeçar
- Deponia “Vardarishte”, banorët në protesta
- Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania dy të rinj, njëri prej tyre i akuzuar nga GJKKO për…
- PSG vazhdon serinë e fitoreve, ‘viktimë’ e radhës Lens, por humb tre lojtarë…
- Barcelona thyen rekord historik në La Liga
- Kremlini do të ngadalësojë ekonominë ruse dhe kjo mund të shkaktojë probleme
- Mot i ndryshueshëm – vranësira dhe reshje shiu