Plani aksional reformues, të cilin Qeveria dje e prezantoi para komisarit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han dhe përmirësimi I kapacitetit absorbues për fondet e BE-së, ishin tema diskutimi në takimin e sotëm të zv /kryeministrit për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe Drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë për fqinjësi dhe negociata për zgjerim, Xhenoveva Ruiz Kalavera.
Kalavera tha se Komisioni Evropian mes tjerash është i interesuar për axhendën reformuese të Qeverisë së Maqedonisë si dhe planin akcional të cilin e përgatit Qeveria.
“Ne jemi të interesuar në axhendën reformuese të qeverisë suaj drejtë Bashkimit Europian, dhe sigurisht do të flasim për ndihmën që BE e jep në korrniza të IPA ndihmave. Ne kuptohet se jemi të interesuar që ta shohim vendin tuaj që të lëviz drejt në kontekst të aspiratave që vendi juaj I ka kah bashkimi evropian dhe poashtu do të jemi të interesuar që të bisedojmë për planin aksional, të cilin Qeveria juaj e përgatit. Jemi të interesuar që ta ngjallim bashkëpunimin tonë“, deklaroi Xhenoveva Ruiz Kalavera, drejtoreshë për Ballkanin perëndimor në Drejtorinë për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim.
Ndërkaq zv/ kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani foli mbi planin aksional reformues të Qeverisë, në të cilin siç tha ai, parashihen reformat të cilat duhet të adresohen në tre, gjashtë dhe nëntë muajt e ardhshëm. Ndërkaq, shtoi se ndihmat financiare luajnë një rol shumë të rëndësishëm në procesin e reformave.
“Mbi planin aksional reformues të Qeverisë të cilin dje e prezantuam para komisionerit, në të cilin parashihen reforma të cilat duhet të adresohen në tre muajt e ardhshëm, gjashtë muajt e ardhshëm apo në nëntë muajt e ardhshëm, duke u fokusuar në reformat të cilat mund t’I realizojmë pa ndryshime të mëdha sistemore ose ligjore, por natyrisht do të diskutojmë edhe për përmirësimin e kapacitetit absorbues për fondet e BE-së, të cilat I kemi shumë të rëndësishme, tani kur jemi të fokusuar në reforma”, tha Bujar Osmani, zv/kryeministër për çështje evropiane.
Ai shtoi se ligji për përdorimin e gjuhës shqipe është pjesë e prioriteteve në tre mujorin e parë të axhendës së quajtur 3, 6, 9. Megjithatë siç tha ai kjo axhendë nuk është publikuar akoma, pasi e njejta është në rrumbullaksim e sipër dhe pritet që të kompletohet deri më 1 korrik.
Ajnur Bafqari /SHENJA/
Kalavera: Duam që Maqedonia të përparojë me… by tvshenjaofficial