Një aksident ka ndodhur sot në mëngjes në autostradën Kumanovë – Tabanoc, kur një makinë e tipit “Mercedes –Benz” ka hyrë nën rrugë, pasi që i ka dalur përpara një qen.
Drejtuesi i makinës pasi që ka hasur makinën ka evituar përplasjen me të, ka lëvizur në drejtim tjetër, duke humbur drejtimin, shkruan INA.
Makina është përplasur nën rrugë, duke u lënduar dy veta.Në terren janë gjetur edhe ekipet e Kryqit të Kuq, përcjell /Almakos.com/