Eksperti Rajnhard Pribe e ka filluar ditën me vizita nëpër ministri, por pa dhënë deri më tani deklarata për mediat. Në mesditë Pribe qëndroi në Ministrinë e Drejtësisë, por as pas këtij takimi nuk u pronocua për mediat Në mëngjes ai së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani kanë marrë pjesë në një mëngjes pune.
Komisari për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johanes Han i cili dje ( e hënë) vizitoi Maqedoninë, tha se Pribe vjen në Shkup që ta ndihmojë Qeverinë për zbatimin e reformave prioritare. Han informoi gjithashtu se Pribe do të shoqërohet edhe nga ekspertë të tjerë, të cilët do të përfshihen në ekipin për zbatimin e reformave në gjyqësor, punën e Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, mediat dhe institucionet.
Evi Shkopi
Almakos.com