Rastet “Sopot” dhe “Puç“, sot janë në rend dite të seancës së Këshillit të Prokurorëve Publik. Këshilli duhet që të deklarohet nëse “Sopoti” do t’i jepet Prokurorisë Speciale Publike (PSP), e cila disa herë ka thënë se ka mjaft dëshmi për të njëjtën, njofton Protalb.mk
Në pritje është edhe rasti “Puç“ për të cilën PSP mori kompetenca, por kryetari i Këshillit, Petar Anevski, nuk e ka vendosur në rend dite për hedhjen poshtë të dëshmive të PSP-së.
Sipas informatave nga Këshilli, në rend dite do të jetë edhe aktvendimi i vetëm ‘Puç“ me të cilën, i akuzuari Xvonko Kostovski është dënuar me 3 vjet e gjysmë burg. Prokuroria Speciale në janar e tërhoqi akuzën për “Puç“, duke sqaruar se gjatë hetimit për “Fortesën”, kanë arritur deri në dëshmi të cilat e thonë të kundërtën e asaj që është treguar në “Puç“.
“Sopoti“
Rasti i “Sopotit” është që nga viti 2003, kur gjatë eksplodimit të një mine në afërsi të Sopotit humbën jetën dy ushtarë polak dhe një civil.
Për këtë rast u gjykuan 10 banorë të fshatit Sopot me gjithsej 140 vite burg, shumica e të cilëve vuajtën nga shtatë vite burg, kurse tani ndodhen në liri me detyrim paraqitjeje çdo javë në gjykatë.
Nga nga mkaterialet e përgjuara të publikuara nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev dëgjohet se si ish ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska dhe ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, diskutojnë për rastin në fjalë dhe thonë se të akuzuarit pafajsisht janë burgosur.
Në një bisedë tjetër telefonike dëgjohet se si deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së në Kuvend, Ilija Dimovski, ka kërkuar nga Gordana Jankullovska dhe prokurori Marko Zvërlevski paraburgim për bashkëqytetarët e tij në procesin gjyqësor “Sopoti”, në kundërshtim me vendimet e mëparshme të Gjykatës. Dimovski kërkoi nga Jankullovska ta detyrojë Marko Zvërlevskin dhe të caktojnë burgim, pa e respektuar gjykatën dhe prezumimin e pafajësisë.
Rasti “Puç”
Prokuroria Speciale Publike 18 janar, deklaroi se heqë dorë nga aktakuza për rastin “Puç“ pasi që gjendja faktike është e kundërt me dëshmitë nga rastet “Target” dhe “Fortesa”,
Rastin “Puç“ e hapi Prokuroria Themelore Publike (PTHP) në prill të vitit 2015. Kjo ishte një farë lloj përgjigje ndaj “bombave” të Zoran Zaevit, liderit të LSDM-së. Në rastin “Puç” për spiunazh dhe dhunë ndaj zyrtarëve shtetërorë, të akuzuar ishin, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ish shefi i Policisë Sekrete, Zoran Verushevski dhe bashkëshortja e tij Sonja, Branko Palifrov, i punësuar në Komunën e Strumicës dhe Gjorgji Lazarevski i punësuar në MPB, transmeton /Almakos.com/