BDI i ka ngushtë punët me kandidaturën për kryetar komune në Strugë. Ramiz Merko paralajmëroi rikandidimin për këtë post, por njëkohësisht ai mori edhe miratimin e shumicës së nëndegëve.
Deri tani nuk dihet nga kjo parti se a do të rikandidojë Merkon, të cilin e ka deleguar si ministër pa resor, apo do të shkojë me kombinatorika të tjera, duke nxjerrë ndonjë figurë tjetër.
Nga selia e BDI-së në Tetovë theksojnë se po shqyrtohen të gjitha opsionet se me cilët kandidatura do të shkohet në zgjedhje dhe se për këtë do të zhvillohet debat i brendshëm partiak. (INA)