Një zjarr i madh ka kapluar deponinë e Strugës. I ndihmuar edhe nga erërat e forta zjarri është shpërndarë me shpejtësi. Ngjarja ka ndodhur sot gjatë ditës ndërsa ekipet zjarrfikëse janë akoma në terren për ta lokalizuar zjarrin, njofton plusinfo, përcjellë SHENJA.
Përveç ekipeve zjarrfikëse edhe banorët lokal që nga orët e pasditës po luftojnë me flakët që nga ora 11 e ditës.
Sipas informacioneve nga SPB-Strugë, ende është i paqartë shkaku i zjarrit në deponinë e Strugës.