Nisma për shkarkimin e Prokurorit të deritanishëm publik Marko Zvërlevski nuk ka arritur në Kuvend. Vendimi i Këshillit të Prokurorëve për shkarkimin e Zvërlevskit pritet të arrijë fillimisht në Qeveri dhe më pas Qeveria të iniciojë procedurë në Kuvend. Sipas informacioneve të Alsat, për shkarkimin e Zvërlevskit në Kuvend pritet të debatohet gjatë javës së ardhshme. Nga VMRO-DPMNE-ja deklaruan se shkarkimi i Prokurorit Publik bëhet me qëllimin e stopimit të lëndëve kundër Zoran Zaevit që i ka hapur Prokuroria Publike.
Me votimin e djeshëm të Këshillit të Prokurorëve, ranë në ujë të gjithë manipulimet që LSDM-ja i ka shpërndarë gjatë periudhës së kaluar për partizim e punës së organeve të drejtësisë. Dolën në sipërfaqe edhe motivet e vërteta të Zoran Zaevit. Operacionin që LSDM-ja e bën për momentin nuk është për shkak të ndonjë reforme ose përmirësim të kualitetit të punës së organeve gjyqësore, por për një arsye të thjeshtë, të stopohen të gjitha rastet që janë kundër tyre në Prokurorinë Publike – deklaroi Zoran Ilijoski, VMRO-DPMNE.
Alsat-M