14 qershor – Shkup
Programi për zhvillin i OKB-së (UNDP), Institucioni i OKB-së për barazi gjinore dhe forcim të femrës – UN Women), si edhe Organizata Ndërkombëtare e Punës (ONP) organizuan në Shkup konferencë për çështje të punës, me temë “Puna e papaguar, pabarazia gjinore dhe premtimi i ekonomisë për përkujdesje”. Qëllimi i konferencës ishte shkëmbimi i përvojave dhe praktikave ndërmjet ekspertëve vendorë dhe të huaj, si edhe nxitja e diskutimit në Ballkanin Perëndimor për sfidat ekzistuese zhvillimore, njohton Almakos.
Sipas profesorit të ekonomisë në Universitetin “Sh.Kiril dhe Metodij”, Vançe Uzunov, tema është në interes dhe se ne duhet të lagohemi nga sistemet e vjetra, do të duhet të investohet në themelimin e fabrikave dhe vëmendje të madhe duhet kushtuar infrastrukturës, ku rruga e drejtë hap shtigje të reja. Gratë duhet të jenë fuqi punëtore e tregut, të mos anashkalohen dhe të mos nënçmohet puna e saj.
“Derimë tani ne jemi fokusuar në një model të zhvillimit të ashtu quajtur prosocialit, duhet të investohet në fabrika ose infrastrukturë, që ndihmojnë hapjen e fabrikave, dhe mandej fuqia punëtore e grave të gjejnë vende pune në tregun e punës dhe ne nuk jemi përgjegjës për atë nëse nuk është e kualifikuar.”, tha Uzunov.
Ai shtoi se bëhet fjalë për kërkim të një sistemi të modelit për zhvillim dhe mënyra e zhvillimit të ekonomisë, përmes punësimit të fuqisë punëtore të grave në sektorin e shërbimeve, pagesë më të mirë dhe në fuqinë punëtore që nuk ka kualifiukim aq tw lartë, për atë deri më sot mbikqyret tregu i punës. Kështu që punohet në rolin e saj dhe shqetësimet e saj, të cilat edhe mund të jenë të ndryshme, ku në Maqedoni se vjen ka edhe më shumë kërkesa, ndërsa shihet që çdokush që do ta absorbojë atë punë të fuqisë puntore të grave, e cila fuqi punëtore deri më sot është jashtë formulimit të tregut të punës dhe është e paguar me vlerë të ulët të parave, edhe atë duke krijuar vend pune dhe rritje të produktit të brendshëm bruto.
Uzunov tha se pos investimeve në infrastrukturë edhe investimet të tjera publike ndikojnë pozitivisht në tregun e punës.
Marjan Petreski, përfaqsues i “UN Woman”, për studim të focës së punës të gjinisë femrore tha se fuqia e puntoreve gra nuk marrin pjesë në procesin e tregut të punës.
“Për moment, problemi qëndron se fuqia punëtore e grave janë jo aktive, ajo që donim të testojmë në hulumtimin erdhëm në pyetjen se pse qëndron kjo situatë. Hulumtimi tregon se arsyeja kryesore të mos aktivitetit ekziston se në të vërtetë është mos pagesa e punës që bëjnë, si shtëpiake, në kujdesin e fëmijëve ose të të moshuarve, ku mund të them që ekzistojnë disa stereotipe ose ndarje të roleve në shtëpi. Bindja është se gratë duhet të kujdesen për shtëpinë dhe njerëzit e shtëpisë, ku edhe janë larg tregut të punës jashtë oborrit të shtëpisë. Dhe ajo që duhet politika të bëjë duhet ndryshime, respektivisht që femrat të kyçen në tregun e punës, kërkim të punës dhe punësim”, tha Petreski
Ai shtoi se në situatën e sotshme të tregut në punës në Maqedoni, njëherë duhet që të hiqet idea që femra është shtëpiake, duhet të merren masa nga Ministria për çështje Sociale, për modele të integrimit të femrës në tregun e punës, por edhe forma të tjera si përshtatja në vendin e punës.
Strategjia se ku do të duhet gruaja të hy në vendin e punës, nga hulumtimi që është bërë thuhet se bëhet fjalë për gratë që nuk kanë patur interesim për punë deri më tani. Por, sipas Petreskit, duhet të fokusohen në sektore që ka pagë më të madhe, e jo të inkuadrohet gruaja aty ku është paga më e ulët, si në industritë tekstile
Ai tha se për pagesën e grave shtëpiake nuk është e mundur dhe që duhet të ketë kapanjë, për tema të këtilla.
Ai shtoi se në bazë të arsimimit edhe duhet të kualifikohen në vendin e punës.
Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe përfaqësuesja rezidente e OKB-së, Luisa Vinton, e cila ndër të tjera ka theksuar se në periudhën prej vitit 2012 deri më 2016, 600 gra në 49 komuna të Maqedonisë kanë marrë pjesë aktive në Programin e Unionit të Punës. Janë llogaritur 76 përqind nga 769 të papunësuara.
Ajo shton se investimi në çështjen e kujdesit social, rendimentet infrastrukturore të ekonomisë së shumfishtë dhe benefitet sociale është strategjia e duhur dhe se zgjerimi i kujdesit social është strategjia e duhur për të arritur disa Qëllime të Zhvillimit të Qëndrueshëm, për të zvogëluar barrën e punës së papaguar të kujdesit ndaj grave dhe për të çuar përpara fuqizimin ekonomik të grave, thotë Vinton
Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe Kryeministri Zoran Zaev.
D.K
Almakos.com