Ish sekretari i përgjithshëm i qeverisë së kaluar dhe VMRO-DPMNE-së, Kiril Bozhinovski, sot në orën 14.00 duhej të paraqitet në PSP për të dhënë dëshminë e tij në cilësinë e të dyshuarit në lëndën e kësaj Prokurorie “Talir”.
Bozhinovski është një nga 14 të dyshuarit në rastin “Talir” për financim të paligjshëm të VMRO-DPMNE-së dhe larje parash. Gjatë ditëve të kaluara PSP ka ftuar në seancë dëgjimore të gjithë të dyshuar në këtë lëndë. Në PSP nuk u paraqit as i dyshuari i parë, kreu i VMRO-së dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili siç thonë nga partia është në udhëtim jashtë shtetit me familjen.