Ministri i drejtësisë Bilen Saliji priti sot në takim zyrtarë ambasadorin e Francës Kristian Timonie.
Në këtë takim ambasadori francez i drejtoi urime ministrit të drejtësisë Bilen Saliji me rastin e emërimit të tij në këtë detyrë. Ambasadori Kristian Timonie shprehi edhe gatishmërinë e tij për ofrimin e ndihmës dhe këshillave në sferën e jurisprudencës.
Dy bashkëbiseduesit biseduan edhe për akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë si dhe për reformat dhe ndryshimet që planifikohen të bëhen në ligjin për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë.
Ministri Saliji dhe ambasadori Timonie ranë dakord që të shkëmbejmë përvojën, dhe përforcojmë bashkëpunimin e akademive në dy vendet mike.
Ministri Saliji falënderoi ambasadorin Timonie për vizitën, dhe shprehu kënaqësinë për bashkëpunim dhe përkrahjen nga ana e shtetit Francez në rrugën e realizimit të projekteve.