Sot sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi dhe Kastriot Rexhepi, anëtar i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, pritën në takim Ambasadorin e Norvegjisë, z. Arne Sannes Bjornstand. Në këto takime miqësore është diskutuar për aktualitetet politike dhe sfidat e ardhshme të shtetit pas formimit të Qeverisë.
Gashi e njoftoi z. Bjornstand për rolin konstruktiv që ka luajtur Besa në gjithë këtë proces dhe për angazhimin e saj në mbështetje të procesit në dobi të qytetarëve në të ardhmen.
Palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen.