Enti Shtetëror për Revizion (ESHR) ka realizuar të gjitha 45 kontrollet revizore të planifikuara për vitin 2016, ku si subjekte të revizionit ishin 39 institucione shtetërore dhe në ueb faqen e ESHR-së janë publikuar vetëm 26 raportet finale të këtyre revizioneve të kryera. Kështu thuhet në hulumtimin për mbikëqyrjen e punës së ESHR-së përgatitur nga Fondacioni për Demokraci Vestminister dhe Qendrës për Analiza Ekonomike.
Sipas Damir Neziri nga Fondacioni për Demokraci Vesminister ky raport që ka për qëllim të mbikëqyr punën e ESHR-së e cila gjatë vitit 2016 deri të prokurori publik ka dorëzuar 7 raporte revizore për të cilat ende nuk ka asnjë informacion se prokuroria ka procesuar ndonjërin nga këto raporte revizore të kryera për Komunën Koçani, NP “Rugët e Maqedonisë”, Ministrinë për arsim dhe shkencë, Ministrinë e Ekonomisë të cilat kanë qenë subjekte kontrolli gjatë vitit 2016.
“Ky është raporti dytë nga 6 sa planifikohen të realizohen. Fondacioni për Demokraci Vesminister dhe Qendra për Analiza Ekonmike do të vazhdon të mbikëqyr punën e ESHR-së edhe gjatë periudhës së ardhshme. Në të njëjtën kohë do të punojmë dhe më përbërjen e re të Parlamentit të Maqedonisë për aplikimin e praktikës për rishqyrtimin e raporteve revizore nga deputetët e Parlamentit një praktikë e cila zbatohet në të gjitha vendet e zhvilluara demokratike e cila ka për qëllim të rrisë llogaridhënien dhe transparencës në Maqedoni”, tha Neziri.
Gabriella Dimovska nga Qendra për Analiza Ekonomike u shpreh se do të ishte mirë që në të ardhmen ESHR-ja të organizon konferenca për shtyp ku do të prezantoheshin të gjitha raportet revizore të kryera në institucionet shtetërore që të mund jo vetëm gazetarët por edhe opinion të informohet saktë për keqpërdorimet financiare që bëhen nga institucionet shtetërore.
“Në parim, ESHR i publikon të gjitha raportet revizore që janë të karakterit publik. Në ueb faqen e tyre mund të gjenden të gjitha raportet revizore. Mirëpo si informacione plotësuese ESHR-ja sa i përket se deri ku është procesuimi i raporteve revizore nga ana e prokurorisë publike jep një apo dy informata. Kjo le përshtypje se ESHR-ja shumë pak jep informata plotësuese sa i përket raporteve revizore prandaj do të ishte mirë që në të ardhme ESHRja të organizon konferenca për shtyp dhe përmes gazetarëve të informon opinionin për raportet revizore te kryera në institucionet shtetërore”, tha Dimovska