Rreth 270 mijë nxënës në Maqedoni, nga to 188 mijë filloristë dhe 80 mijë nxënës të shkollave të mesme, prej sot u fillon pushimi veror i vitit akademik 2016/2017.
Semimaturantët këtë muaj do të regjistrohen në shkollat e mesme. Paraqitja e parë për regjistrim është muaji qershor edhe atë më 28 dhe 29 qershor, njofton AIM.
Maturantët, nesër (10 qershor) do të testohen në gjuhët e huaja. Për anglisht janë paraqitur numër më i madh i kandidatëve (15.201), për gjuhën frënge (108), gjermane (197), ndërsa për gjuhën ruse (26) kandidatë.