08 June
Sindikata e Punëtorëve të Organeve Gjyqësore (SPOGJ) shtroi kërkesat kryesore të tyre para ministrit të ri të administratës, Damjan Mançevski. Bëhet fjalë për ndryshime në ligjin për nëpunës administrativ, firmosjen e marrëveshjes kolektive si dhe ndryshimin e orarit të punës.
Për ne është më e rëndësishme që të kthehet orari i punës prej orës 07:00 ose 07:30 minuta. Të ketë orar fleksibël pune. Fillimi i orarit të jetë ora 07:00 e mëngjesit dhe të jetë fleksibël deri në orën 08:00. Në ligjin për nëpunës administrativ kemi më shumë vërejtje. Këtu është e drejta e shpërblimit dhe e drejta e gjobitjes. Me ligjin ekzistues, është e patjetërsueshme gjobitja e 5% të punësuarve, sido që e kryejnë punën e tyre. Njohjen e gjuhës ne e kontestuam para Gjykatës Kushtetuese– deklaroi Pece Grujoski, kryetar i SPOGJ-së.
Mançevski nuk dha afat konkret se kur do të shqyrtohen ose eventualisht të përmbushen këto kërkesa. Por, paralajmëroi riorganizimin e administratës.
Një mesazh shumë të rëndësishëm që dua ta dërgoj për të punësuarit në administratën publike është se koha e presioneve ndaj administratës publike ka përfunduar. Askush më nuk do t’u kërkojë lista për votim e as që do t’i detyrojë të marrin pjesë në tubime partiake- tha ministëri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski.
Mançevski paralajmëroi se pas mbarimit të pushimeve verore do të fillojë puna me dy turne deri në orën 20:00, në një pjesë të institucioneve shtetërore. Për momentin po analizohen se për cilat shërbime, kanë më shumë nevojë qytetarët.
Miki Trajnkovski