08 June
Këshilli i Prokurorëve Publik ka pranuar propozimin e Qeverisë për shkarkimin e kryeprokurorit publik Marko Zvërlevski dhe në lidhje me atë pritet të vendosë gjatë javës së ardhshme. Qeveria në mbledhjen e fundit propozoi shkarkimin e Zvërlveskit i cili sipas kryeministrit Zoran Zaev ka ndikuar në shkatërrimin e shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit. Megjithatë vetë kreu i Këshillit të Prokurorëve Publik Petar Anevsk një ditë më parëtha se Zvërlevski është perfekt dhe se puna e tij është profesionale. Zvërlevski deri më tani nuk u është përgjigjur thirrjeve për dorëheqje. Në rast të shkarkimit të Zvërlevskit, ai do të zëvendësohet nga ish zëvendësministri i Brendshëm Xhelal Bajrami. Procedura për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri kalon përmes shpalljes së konkursit nga Kuvendi, me propozim të Qeverisë.