08 June
VMRO-DPMNE-ja kërkon që institucionet të veprojnë sa i takon paralajmërimit për rrënimin e terrasës të selisë së kësaj partie, nga kryetari i Komunës Qendër Andrej Zhernovski. Nga Partia e Gruevskit thonë se Zhernovski është duke gënjyer dhe sipas tyre mandatin e ka filluar dhe do ta përfundojë me të qara. Reagimi i VMRO-DPMNE-së vjen një ditë pasi kryetari i Komunës qendër deklaroi se terrasa e objektit të selisë së kësaj partie, është nderim pa leje dhe si e tillë do të rrënohet.
Ua lëmë institucioneve që ta bëjnë të vetën. Mendojmë se të gjithë atë që e kemi bërë, e kemi bërë në mënyrë të ligjshme dhe të gjithë atë që e thotë kryetari i Komunës ngelet e pavërtetë. Ashtu siç filloi mandati i Andrej Zhernovskit, ashtu edhe do të mbarojë, me të qara para qytetarëve. Por pse qan Zhernovski? Për të fshehur paaftësinë e tij dhe mos mbajtjen e premtimeve nga pozita e kryetarit të komunës Qendër – tha Elea Petrovska, këshilltare në Komunën Qendër.
Alsat-M